Fabio Kanavaro kërkon që të mbyllë karrierën e tij në Kinë dhe të gjejë një sistemim në klubet europiane, pasi nuk pëlqen më situatën që është krijuar në Azi pas shpërthimit të pandemisë. Trajneri i Guangzhou ka bërë të ditur se tani është gati të ndërrojë ambient, edhe pse më pare kishte refuzuar shumë oferta që i kishin ardhur nga Europa.

“Jam mirë këtu në Kinë, por këtu situata nuk është aspak e thjeshtë”, tha Kanavaro në një lidhje direkte në Instagram me aktorin Salvatore Espozito.

“Objektivi imë është të kthehem në Europë, edhe pse nuk di të them se kur do të ndodhë kjo gjë. Në këto vite kam marrë shumë propozime por i kam mbajtur për vete, nuk i kam bërë publike. E di që e ardhmja ime do të jetë në Europë, pasi dua të shoh nëse kuptoj ndonjë gjë realisht nga futbolli.

COVID-19? Këtu në Kinë bëjmë karantinën e vërtetë, jo si në Itali me njerëzit që dalin xhiro për Krishtlindje. Atje nuk kuptohet asgjë”, tha Kanavaro. /vipsport/