Sfida Struga-Breidablik, e vlefshme për fazën ‘play-off’ të Ligës së Konferencës, do të luhet më datën 24 gusht në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 19:00.

Vendimi është marrë në konsultim mes UEFA-s, Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi stadiumi i Strugës nuk plotësonte kriteret e qeverisë së futbollit evropian për ndeshjet e kësaj faze.

Ne fakt njeri nga dy opsionet e mundshme, perveç stadiumit te Elbasanit, ka qene edhe ai i Shkodres, pikerisht “Loro Boriçi”, por ne fund FSHF ka sugjeruar “Elbasan Arenen”, ndoshta edhe per shkak te afersise gjeografike me Strugen, çka ben te mundur qe tifozet e kesaj skuadre ta kene me te lehte mbeshtetjen per te.

Nje vendim i tille ka qene i detyruar per t’u ndermarre sepse asnjë stadium tjetër në Maqedoninë e Veriut nuk përmbush aktualisht kriteret e UEFA-s dhe për këtë arsye u ra dakord me FSHF, që ndeshja e parë e Strugës të luhet në Shqipëri.

Përveç stadiumit, Federata Shqiptare e Futbollit do të ofrojë të gjithë asistencën e saj për organizimin sa më të mirë të ndeshjes falë edhe eksperiencës së madhe që ka në pritjen e garave ndërkombëtare.