Një ndër lojtarët më të kërkuar në këtë prag merkato është padyshim Dayot Upameca. Shumë klube janë në garë për francezin, ku veçohen Real Madrid, Barcelona dhe Liverpool.

21-vjeçari ka shkëlqyer me Leipzig dhe tashmë duket gati për hapin e madh në karrierën e tij. Gjithsesi, jo të gjithë mendojnë kështu.

Legjenda Matthaus ka folur së fundmi për futbollin gjerman dhe ka prekur edhe temën e të ardhmes së Upamecanos.

Sipas ish-futbollistit të famshëm, Upamecano duhet të qëndroj akoma te Leipzig, pasi mund të rrisë nivelin e tij akoma më shumë dhe më pas të ndërmarrë hapin e madh.

Për shërbimet e francezit, gjermanët kërkojnë të paktën 60 milionë euro. Mbetet për t’u parë nëse talenti do të dëgjojë
këshillën e Mathhaus apo do të largohet nga Bundesliga./telesport/