Unë quhem Denada Avullija , jetoj në Hajmel dhe jam 17 vjeçe . Pasioni im per futboll ka qenë që në moshë të vogel , që kur u ktheva nga Greçia . Si fillim pasioni im per futboll vazhdoi ne shkolle duke luajtur me shokë dhe shoqe , deri ne moshën 11 vjeçare.

Pastaj u regjistrova me një ekip kampion prej disa vitesh , me ekipin VLLAZNIA . Isha shumë e gëzuar që u bëra pjesë e një ekipi kaq te madh dhe që ëndrra ime po vazhdonte te bëhej realitet. Te ky ekip qendrova per 6 vite . Ndër këto 6 vite kalova eksperienca shumë të bukura , u bëra pjesë e Kombetares Shqiptare U-17 dhe U-19.

Ne gusht te vitit 2019 u shkëputa nga ekipi I Vllaznis dhe u bera pjes në ekipin JUBAN DANJA. Te një ekip me shumë vlerë, që është dhe Thembeluesi I Futbollit Shqiptar te Femrave. Te ky ekip me një emër kaq të madh, pavarësisht se kisha ardhur nga një ekip tjetër, aty gjeta një ngrohtësi dhe një mikpritje shumë të madhe , si nga ana e stafit veçanërisht Z. President Ferdinant Jaku, po ashtu edhe nga ana e të gjitha vajzave.

Në gjithë këtë rrugëtim mbështetja ime , forca ime më e madhe ka qenë FAMILJA ime . Per kete kam nje falenderim dhe nje mirënjohje shumë të madhe për familjen time. Një mesazh për të gjitha vajzat që ju pëlqen sporti :

“Ndiqni ëndrrat tuaja, mos I lini ne gjysmë pavarësisht se ku jetoni Fshat/Qytet apo se çfarë mundë të thonë të tjerët për ju. Thjesht jini vetvetja dhe luftoni shumë fort për të arritur atë gjë që deshironi. KURRË MOS U DORËZONI “