Fitorja e sotme e Vllaznise ndaj Kastriotit padyshim qe ka gezuar te gjithe shkodranet dhe jo vetem ata qe jane tifoze te zjarrte te kesaj skuadre. Ka gezuar edhe politikanet, ata qe ne fakt shume pak jane te pranishem ne ambjentet sportive apo kur diskutohet per sport.

Njeri prej tyre, pikerisht kandidati per deputet Benet Beci me nje postim ne faqen e tij zyrtare ka uruar Vllaznine per fitoren e sotme ndaj Kastriotit. Ja çfare shkruan ai:

“Fitorja shijon më shumë kur vjen në fund dhe pas një loje të mirë. Vllaznia jonë rikthehet në krye të renditjes së Superiores! Zemrat e shkodranëve janë kuqeblu gjithmonë! Forca Vllazni!”

Por ne komentet qe kane pasuar kete postim ka rene ne sy edhe ai i nje tifozi te Vllaznise, ai qe i etiketuar emrin “Ervin Ha” qe shkruan”

“Tani qe u bane kandidat per deputet te ra ndermend per Vllaznine? Ku ishe ne fillim te kampionatit kur Vllaznia fitonte pothuajse çdo ndeshje? Per pak harrova: Po kur ra Vllaznia ne kategorine e pare ku ishe?

Me vjen keq qe Vllaznia po perdoret per mbledhje votash apo rritje reputacioni per kandidatet si puna jote qe ndryshon krahet politike po aq sa zgjat nje ndeshje futbolli. Turp, turp dhe vetem turp.

Shkodra do ta jape pergjigjen shume shpejt. Me 26 prill do te zgjoheni me 2 mandate deputetesh ne Shkoder. Te fala!”