Shqipëria është shpesh në vend të fundit për sa u përket garave të ndryshme. Edhe këtë herë, kur vjen puna për aktivitetet sportive, vendi ynë është unik në Europë.

Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka nisur asnjë sport elitar. Ndërsa ka edhe dy vende të tjera që nuk kanë startuar, por për plane dhe ide edhe më madhore, vendi ynë me futbollin në bojkot është unik mes vendeve europiane.

ANDORRA DHE IRLANDA E VERIUT

Nëse kërkon në listën e kampionateve europiane që ende nuk e kanë regjistruar javën e parë të futbollit, krahas Shqipërisë janë edhe dy federata të tjera. Andorra si dhe Irlanda e Veriut. E para ka një kampionat elitar futbolli me tetë ekipe.

E duke qenë kështu, është caktuar që në krye të herës që të startojë më 25 tetor për të qenë e gatshme që të përfundojë brenda muajit maj. Ndërsa në Irlandën e Veriut, e gjithë shtyrja dhe nisja e sezonit në tetor, është bërë për një qëllim madhor.

Më 17 tetor është caktuar nisja e futbollit, ku të pranishëm në stadiume do të jenë edhe lojtarët e 12-të, tifozët. Pra, ndodh që sezoni të shtyhet në ekstremet e mundshme të nisjes, por për arsyen madhore dhe kuptimplotë që gara të zhvillohet me praninë e tifozëve