Kaosi duket se nuk ka fund te Barcelona. Pas çështjes Messi që ka kërkuar largimin nga skuadra spanjolle tashmë në klub “lind” një tjetër çështje tjetër.

Këtë herë është mbrojtësi Samuel Umtiti që ditën e djeshme ka munguar në testet që lojtarët kanë zhvilluar për Covid-19 dhe stërvitjen e parë.

Francezi rezultoi pozitiv me Covid-19 para ndeshjes gjysmëfinale me Bayern Munchen dhe me këtë arsye ka justifikuar mungesën e tij.

Disa media spanjolle bëjnë me dije se lojtari është parë nga disa dëshmimtarë në terminalin e fluturimeve private në Barcelonë.

Në këtë mënyrë Umtiti ka shkelur karantinën nëse vijon ende të jetë I prekur me Covid-19 dhe kjo mund të sjelli shumë penalizime për mbrojtësin./newsport/