Ish-trajneri i njohur italian, Fabio Kapelo i cili mbulon dhe rolin e analistit në mediat italiane ka folur për fitoren e thellë të Milanit ndaj Juventusit me rezultatin 0-3 në stadiumin “Allianz Stadium”.

Stadium ne te cilin kuqezinjtë ne fakt nuk fitonin prej 10 vitesh. Kapelo e quan skuadrën e Pirlos të turpshme dhe e krahason si një ekip prej Super Lige:

“Ngjasonte si Juventusi ndaj Udinezes, pa ide dhe totalisht e turpshme. Milani ka bërë pjesën e saj duke luajtur. Juventusi nisi duke pritur, kur më pas kërkuan duke bërë presing.

Kam parë aq shumë pasime të gabuara, saqë mendoj a është kjo skuadër nga Super Liga?”