Ne ndeshjen e fundit ndaj Tiranes, perveç zevendesimit te brazilianit Da Silva qe shkaktoi edhe jo pak polemika, ka patur edhe shume pikepyetje ne lidhje me zevendesimin e mbrojtesit Esin Hakaj.

Ai e ka mbyllur normalisht pjesen e pare te takimit, por nuk ka zbritur ne fushe ne pjesen e dyte dhe ne vend te tij eshte aktivizuar malazezi Bulatoviç. Shume prej tifozeve kane patur pikepyetje per kete zevendesim, por atyre u ka dhene pergjigje kapiteni Gurishta.

Gjate nje prononcimi ne emisionin “Sport Arena”, ai eshte shprehur: “Nuk ka patur asnje problem ne momentin e zevendesimit te Hakajt. Kur jemi futur ne dhomat e zhveshjes ne fundin e pjeses se pare, i ka kerkuar trajnerit zevendesim sepse kishte nje problem muskular dhe prandaj u zevendesua.

Siç e dini qe ne pragndeshjen me Tiranen, ai ka qene ne dyshim per te luajtur apo jo sepse kishte ndjere shqetesime ne miqesoren me Terbunin. Megjithate nisur nga deshira e madhe per te qene ne fushe, ai sakrifikoi por nuk ja doli deri ne fund.

Ne shpresojme qe te mos kete ndonje gje serioze dhe te jete i gatshem per sfiden e rradhes. Sa me shume lojtare te jene ne organike aq me mire eshte por gjithsesi ndodhin edhe demtime te tilla apo mungesa nga kartonat siç do mungoje kete jave Latifi”./SHKODRA-SPORT.COM/