Rasti i goditjes me berryl te Behiratches ndaj Aralcies ne minuten e 38-te dhe mosdeshkimi i tij me karton te kuq, ka qene teme e bisedes dhe diskutimeve edhe ne emisionin “Procesi Sportiv”.

Specialisti i movioles Lorenc Jemini ka qene i mendimit se arbitri Jorgji ka marre vendimin me te drejte per te mos e ndeshkuar lojtarin e Tiranes me karton te kuq sepse pamjet jane shume te paqarta ne kete rast. Krejt ndryshe ka menduar specialisti i futbollit Redi Jupi sipas te cilit, duhej karton i kuq.

Por nga ana tjeter, gazetari i njohur Gezim Sinemati ka qene shume me i ashper ndaj arbitrit Enea Jorgji sipas te cilit, nuk eshte hera e pare qe ai ndeshkon Vllaznine me veprimet e tij.

“Mos u justifiko kot Jemini. Duket se çfare eshte ajo goditje, eshte per karton te kuq. Une nuk kam aspak dyshim per kete rast, kam dyshim per gjykimin e Jeminit. E them kete sepse Enea Jorgji nuk ben hap pa pyetur njeri. Ai merr urdhera. Nuk eshte hera e pare qe i hyhet ne hak Vllaznise per keshtu gjerash.

Po te ishte lojtar i Vllaznise ai qe e beri ate veprim, do te kishte marre karton te kuq, kurse ne kete rast thuhet se nuk ka pamje. Kjo nuk eshte normale”- eshte shprehur Sinemati./SHKODRA-SPORT.COM/