Ndeshja e javes se peste te kampionatit kombetar te Superliges, do te luhet kete fundjave dhe takimi Vllaznia- Luftetari eshte planifikuar te luhet diten e diele ne oren 16.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Luftëtari mori fitoren e parë në kampionat pas 3 humbjeve radhazi. Në shtëpi përballë një kundërshtari direkt, gjirokastritët fituan me rezultatin 2-1. 3 pikët e para në klasifikimi dhe një skuadër që po nis të funksionojë pasi në përbërje ka shumë lojtarë të rinj.
Fitorja ndaj Flamurtarit nuk ka kaluar pa probleme. Kapiteni i skuadrës, Donald Rrapo është dëmtuar në kavilje dhe do të humbas ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë.
Mesfushori u largua nga fusha 10 minuta para përfundimin të lojës dhe ditën e sotme do të kryejë analiza më të specifikuara për të mësuar shkallën e dëmtimit, por me shumë mundësi nuk do të jetë gati për takimin e javës së 5-të ndaj shkodranëve.