Nuk ka më asnjë shans të dytë për kapitenin e Shqipërisë, Mërgim Mavraj. Ky i fundit duhet të bëj gati valixhet nga Greqia, pavarësisht se u mendua fillimisht për një mundësi tjetër të dhuruar nga klubi i tij.

Mediat greke e bëjnë thuajse fakt të kryer, largimin e mbrojtësit shqiptar nga Arisi. Në orët në vazhdim do të vijë edhe zyrtarizimi i prishjes së marrëveshjes. Menjëherë në zyrat e klubit grek, ka ardhur edhe një ofertë për mbrojtësin e Kombëtares.

Ai do të shkojë të luajë në ligën e dytë të Gjermanisë, jo në elitë, megjithëse ende nuk bëhet i ditur emri i ekipit për Mavrajn.

Presidenti i klubit pasi ka komunikuar sërish me trajnerin, kanë vendosur për të mos i dhënë më besim kapitenit të Shqipërisë, që tashmë përgatitet për një aventurë të re. /Shqiperia.ch/