Ka munguar ndaj Vores dhe po ashtu ndaj Ilirise nderkohe qe do te mungoje edhe neser ndaj Korabit. Kapiteni i Vllaznise Gilman Lika ende nuk mundet te jete ne fushe per te luajtur si rrjedhoje e demtimit te pesuar ne ndeshjen e Kupes ndaj Kamzes.
Gjate kesaj jave ai ka dale ne stervitje por nuk i eshte bashkuar grupit teksa ka zhvilluar nje stervitje individuale. I pyetur per gjendjen e tij, ai eshte shprehur: “Gjendja eshte me e mire dhe kam filluar te stervitem por nuk do te jem as per kete ndeshje.
Te henen ose te marten do te bej ekzaminimet e duhura per te pare nese kocka e thyer ne nofull eshte ngjitur apo jo. Shpresoj qe nga java tjeter ndoshta te jem i gatshem per te luajtur”- ka thene ai.
Nderkohe i pyetur ne lidhje me kete ndeshjen ndaj Korabit, Lika shprehet: “Nje takim shume i veshtire madje ne kete kategori do te thosha se nuk ka ndeshje te lehta. Pavaresisht kesaj, Vllaznia do te synoje vetem fitoren sepse objektivat tona dihen.
Ne fakt, mua me ben shume pershtypje skema e kampionatit. Nuk ka asnje logjike qe ben mire gjate gjithe kampionatit, shkeputesh 12 pike dhe pastaj krejt papritur e sheh veten 6 pike nga ndjekesi me i afert. Ky nuk eshte problem vetem per Vllaznine, por besoj per te gjithe skuadrat. Ky rregull duhet te ndryshoje”.
© shkodrasport.com