Basketbollisti amerikan Jeo Svete jo vetem nuk eshte rikthyer tek Vllaznia por tashme ai ka braktisur Shqiperine dhe ka zgjedhur nje vend tjeter per te vazhduar karrieren e tij sportive.

Behet fjale per Marokun. Vete lojtari ka postuar ne faqen e tij ne facebook nje foto ku tregon se ndodhet ne Fez te Marokut dhe shkruan: “Duke dashuruar motin e bukur ketu”.

Kuptohet qe ne kete vend eshte me ngrohte tashme dhe ai ka zgjedhur ate per te vazhduar karrieren, ndonese ne Shkoder deri dje e kane pritur per te dale serish ne stervitje.

Ehde dokumentacioni i amerikanit ndodhet tek Vllaznia dhe drejtuesit e saj jane shprehur se nuk do e lejojne te largohet. Megjithate Svete per momentin ndodhet ne Marok dhe me shume mundesi nuk ka nder mend te kthehet me, pavaresisht vendimit te drejtuesve te Vllaznise.

Ne fund te fundit, per çfare do t’i sherbente ky lojtar me edhe nese do kthehej, kur jane edhe vetem shtate ndeshje per t’u luajtur deri ne fund te kampionatit dhe askush nuk ka me kohe per te pritur amerikanin te rimarre formen e tij.
© shkodrasport.com