Ashtu si gjithe pjesa tjeter e skuadres se Shiroki Brijeg, edhe kapiteni Mato Staniç ka qene shume i zhgenjyer nga humbja dhe eliminimi ndaj Vllaznise se Shkodres.

Ne nje prononcim te dhene per mediat ne Bosnje- Hercegovine pas kthimit nga Shqiperia, numri 15 i Shiroki Brijeg, qe njekohesisht ka qene edhe autori i dy golave me 11-metersh ne ndeshjen e pare, eshte shprehur:

“Çfarë të them pas humbjes tronditëse nga Vllaznise. Ne jemi të irrituar dhe të zhgënjyer që nuk arritëm ta përsërisim lojën nga ndeshja e parë dhe të kalojmë te turin e dyte te “Conference League”.

Ju kërkoj falje tifozëve dhe të gjithë të tjerëve që kane Široki Brijeg në zemrat e tyre. Sidoqoftë, tani kjo ndeshje është lene prapa dhe ne duhet t’i kthehemi kampionatit dhe derbit të madh herzegovinas kundër HSK Zrinjski. Ne jemi duke luajtur një ndeshje shumë të rëndësishme në hapjen e kampionatit dhe shpresoj se do të kthehemi në një seri pozitive.

Në fund, i falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre të madhe në Shkodër dhe i ftoj të vijnë dhe të na mbështesin në sa më shumë të dielën. Ne kemi nevojë për mbështetjen e tyre”./SHKODRA-SPORT.COM/