Kapiteni i Bylisit në dy sezonet e fundit, Franc Ymeralilaj, u transferua tek Egnatia pas një marrëveshjeje mes dy klubeve. Për kartonin e mbrojtësit rrogozhinasit do të japin 25 mijë euro.
Këtë e konfirmon edhe vetë presidenti Besnik Kapllanaj, i cili sqaroi edhe situatën me sulmuesin nigerian, Beji Antoni.
“Për Ymeralilajn arritëm marrëveshje për shitje, teksa Egnatia do të derdhë në dy këste shumën prej 25 mijë eurosh për llogari të klubit tonë.
Sa i përket Antonit, ai mund të shkojë vetëm në formë huazimi në Rrogozhinë. Lojtari ka kontratë me ne dhe për shitjen e tij gjithçka është e hapur deri më 31 gusht. Ofertat janë të shumta për të, por jo vetëm”, sqaroi Kapllanaj.