Një 90 minutësh spektakolar mes Egnatias dhe Laçit zhvilluar në stadiumin e Partizanit për shkak se impianti rrogozhinas ishte dënuar nga Disiplina.
Takimi nis keq për vendasit që mbeten me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Zejnullait. Lojtarët e Tetovës nuk dorëzohen, megjithatë 45 minuta mbyllen me rezultatin 0-0.
Ndërkohë pjesa e dytë nis menjëherë me gol për kurbinasit me Guindon që nuk gabon në zonën e Egnatias.
Edhe pse rrogozhinasit ishin me 10 lojtarë arritën të barazonin me penallti, duke pasur edhe shumë mundësi të tjera shënimi. Pas kësaj ndeshje, Egnatia mbetet në vendin e 3-të në kuotën e 43 pikëve, ndërsa Laçi mbetet në vend të 5-të me 40 pikë.