Ish lojtari kombëtares shqiptare dhe i Besës së Kavajës, Andi Lila, në këto zgjedhje duket se është mbështetës i Partisë Socialiste.

Kjo pasi është parë krah Erion Veliajt në Kavajë, duke treguar kështu se ka “braktisur” Partinë Demokratike. Lila iu bashkua Partisë Socialiste gjatë një takimi të zhvilluar në Kavajë, ku ishte i pranishëm Erion Veliaj dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Edisoni ka qenë portier me Rrogozhinën, jemi pothuajse moshatarë dhe shpesh herë i bëj edhe ndonjë gol. Qyteti i Rrogozhinës ka një skuadër që quhet Egnatia, nga më të mirat e kampionatit shqiptar, dhe realisht është një nga skuadrat që unë simpatizoj, jo sepse jam nga zona, po sepse e keni ndërtuar me të vërtetë shumë mirë.

Ndërsa, për sa i përket Redit, atë e kam shok shkolle, shok të vjetër. Patjetër që një ndër gjërat që Redi më ka premtuar, jo vetëm mua si ish-futbollist i Besës, por edhe të gjithë sportistëve, që stadiumin e Kavajës do ta bëjë të ri dhe për këtë gjë patjetër që do ketë gjithë mbështetjen tonë. Janë dy çuna që janë fjalëpak e punëshumë” tha Lila./newsport/