Ka vetem pak ndeshje ne stolin e Vllaznise, megjithate rezultatet nuk kane qene ato te duhurat dhe si rrjedhoje edhe per Goce Sedloskin tashme ka kritika. Ato vijne nga specialiste te ndryshem, te cilet evidentojne gabimet qe tekniku maqedonas po ben ne keto jave qe eshte ulur ne pankinen kuqeblu.

Matko Djarmati, ish- drejtori sportiv i Vllaznise, ka evidentuar disa gabime te trajnerit te ri, kryesisht ne vendosjen e disa lojtareve ne fushen e lojes. Keto deklarata, ai i ka bere gjate emisionit “Studio Sport” ne Vizion Plus ku ka qene i ftuar.

“Jo vetem une, por çdokush qe eshte prane Vllaznise, ka menduar se ky do te ishte viti i saj. Une kam punuar dy vjet aty si drejtor sportiv dhe e di mire menyren si perjetohen gjerat.

E pashe ndeshjen e saj te fundit ndaj Egnatias dhe kurrsesi nuk mendoja qe Vllaznia do te zhvillonte nje ndeshje aq te dobet. Ishte vertete nje zhgenjim i madh.

Skuadra shkodrane dhe e gjithe struktura e klubit tani duhet te punoje fort per te kapur Europen, kualifikimin ne Conference League. Te Vllaznia shoh nga jashte shume probleme. Duke filluar qe nga komunikimi i trajnerit sepse gjuha qe perdoret ne perkthim nuk eshte ajo e duhura dhe ka veshtire qe fjalet e duhura te perfundojne te lojtaret.

E dyta, shoh disa levizje te çuditshme te trajnerit ne formacion. E them kete kur shoh Ardit Hoxhaj te luaje 45 minuta si mbrojtes i djathte, pozicion ku nuk ka luajtur kurre ne karrieren e tij. Pak dite me pare po ndaj Egnatias per kupe, pame Elvedin Heriç te luaje si sulmues i krahut te djathte qe nuk ka luajtur kurre.

Nga ndeshja ne ndeshje shoh nga 3-4 ndryshime ne formacion. Nuk eshte momenti per te bere eksperimente. Do ishte mire qe trajneri i ri te vazhdonte aty ku e la Josa dhe te punonte vetem ne aspektin psikologjik dhe besoj se rezultatet do kishin ardhur”- eshte shprehur Matko Djarmati./SHKODRA-SPORT.COM/