Barazimi i së premtes ka lënë pasoja te të dyja ekipet sa i përket ndeshjeve të radhës, ku në mesjavën e ardhshme luhet java e 12-të e Superiores.
Vllaznia duhet t’ia dalë pa sulmuesin Aralica në duelin e ardhshëm me Partizanin në “Loro Boriçi”, pasi kroati do të vuajë pezullimin e kartonit të kuq që mori të premten.
Por, edhe Teuta ka një mungesë të sigurt për të martën ndaj Dinamos. Me kartonin e verdhë që mori dje, Asion Daja ka shkuar në numrin katër dhe kështu që humbet sfidën me ish-ekipin dinamovit.
Gjithsesi, durrsakëve u kthehet për këtë takim Aleksi, që ishte i pezulluar dje nga kartonët duke plotesuar ne njefare menyre mungesen qe do te krijoje Daja.