Vllaznia U17 e ka fituar me rezultatin e paster 3-0 “derbin” me KF Shkodra, te luajtur mesditen e sotme ne fushen e kompleksit sportiv “Zmijani”.

Ne fakt, fitorja nuk ka qene e lehte per t’u arritur. Pjesa e pare, pavaresisht rasteve te krijuara, nuk ka prodhuar gol per asnjerin prej ekipeve, por krejt ndryshe do te ndodhte ne te dyten.

Qe ne minuten e dyte te saj, sulmuesi Kevin Dodaj do te zhbllokonte shifrat duke kaluar ne avantazh Vllaznine. Pak minuta me vone do te ishte Ersi Zaganjori qe do te dyfishonte shifrat.

Por per ta mbyllur ndeshjen do te mendonte futbollisti Markeljan Guri i cili ne minuten e 79-te, do te shenonte edhe golin e trete, qe vulosi rezultatin perfundimtar te ndeshjes, 3-0 ne favor te Vllaznia U17.

Me kete fitore, ky ekip eshte ngjitur ne kuoten e 16 pikeve (ka edhe nje ndeshje me pak te luajtur) duke lene ne kuoten e 15 pikeve ekipin e KF Shkodra./SHKODRA-SPORT.COM/