Problemi i mungesave eshte kthyer ne nje makth te vertete per stafin teknik te Vllaznise. Nga fillimi i sezonit dhe deri me sot, nuk ka patur asnje ndeshje qe kontigjenti te kete qene i plote dhe sigurisht qe kjo e ka penalizuar shume skuadren shkodrane.

Per ndeshjen e djeshme ndaj Partizanit mungoi nje nga lojtaret me te rendesishem te ketij ekipi- Esat Mala i cili ka disa shqetesime muskulare dhe madje nuk eshte e qarte nese do te luaje kete fundjave ndaj Laçit apo jo.

Por nderkohe per sfiden e se shtunes, trajneri Osmani duhet t’i beje llogarite edhe pa kapitenin Bekim Balaj. Pas golit qe i shenoi Partizanit, ai eshte share dhe ofenduar per minuta te tera nga tifozeria e kuqe dhe si rrjedhoje ne momente te caktuara edhe ka reaguar kunder tyre, por kjo i ka kushtuar penalizimin me kartonin e verdhe.

Nje gje e tille ka bere qe numri 9 i Vllaznise te plotesoje kater kartonat e verdhe dhe per kete arsye do te jete i skualifikuar per takimin e rradhes, ate ndaj Laçit qe do te luhet te shtunen ne ora 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Mbetet per t’u pare tashme se si do ta organizoje repartin e sulmit trajneri Osmani sepse pas shume kohesh eshte hera e pare qe Vllaznia do te luaje pa Balajn, i cili eshte edhe golashenuesi me i mire i skuadres me 8 gola te shenuar. Kuptohet qe jane disa opsione, megjithate stafi teknik do t’i shikoje te gjitha mundesite deri ne fundjave, per te gjetur alternativen me te mire te mundshme./SHKODRA-SPORT.COM/

FOTO: FATLUM KURTAJ