Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKartoni ndaj Vllaznisë i kushton shumë kapitenit të Skënderbeut

Kartoni ndaj Vllaznisë i kushton shumë kapitenit të Skënderbeut

Vangjel Zguro do të jetë mungesa e madhe e Skënderbeut në ndeshjen e radhës ndaj Kastriotit. Korçarët do të luajnë një ndeshje përballë rivalit direkt për mbijetesë dhe trajneri Memelli nuk do të ketë në dispozicion kapitenin.

Kartoni i verdhë i marrë në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë I kushton shumë Zguros pasi ka plotësuar numrin e kartonave dhe do ta ketë të pamundur që të luajë në këtë takim.

Edhe nervozismi i tij ne momentin e nxjerrjes se kartonit ka ardhur pikerisht per kete fakt sepse ai e kuptoi qe me te nuk do te luante ne ndeshjen e ardhshme dhe prandaj u revoltua me arbitrin.

Një mungesë e rëndësishme për korçarët pasi mbrojtësi i majtë është një pikë kyçe në formacion, por edhe për grintën që tregon në fushën e lojës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments