Kasemiro është një nga lojtarët kryesor tek Real Madridi, por edhe tek Brazili. Të shtunën në 2:30 Brazili nis rrugëtimin në turneun “Coppa America”, ku shihen si favoritët kryesor për ta fituar atë. Në një intervistë për mediat e vendit të tij Kasemiro është shprehur se tek kombetarja ku ai luan ka presion përshkak se ata shihen si favoritë:
”Ekziston ankthi, është normale, madje edhe më shumë në fillim të turneut, ku ne shihemi si favoritë. Ne duhet të jemi të fortë mendërisht sikur trajneri gjithmonë na kërkon të jemi”- tha ai.
Brazili nuk ka fituar asnjë trofe të madh që prej viti 2007 ku fitoi “Copa America” , por mesfushori i Real Madridit nuk shqetësohet për këtë , por kërkon të përqëndrohet vetëm në ndeshjet e ardhshme. “Për ne brazilianët, çdo lojë është e rëndsishme, madje edhe miqësoret”.
27 – vjeçari gjthashu iu bën thirrje shokëve të skuadrës që ti bëjnë krenarë tifozët e tyre dhe të mos i zhgënjejnë.