Me titullin kampion të fituar pak ditë më parë, ekipi i atletikës së Vllaznisë për të rritur ka rregjistruar një rekord më vete.

Ky ka qenë titulli i 10-të rradhazi i fituar në 10 vitet e fundit. Një arritje e shkëlqyer që padyshim nuk do të ndalet këtu.

Por jo vetëm kaq. Titulli kampion i vitit 2018 është njëkohësisht i 22-ti që ky ekip ka fituar në historinë e kampionateve të zhvilluara në Shqipëri.

Me kaq shumë trofe, atletika është sporti me i titulluar në Sportklub Vllaznia.

Ka arritur të kalojë edhe boksin që ka 21 tituj kampion. Kjo ka qenë arsyeja që TV Rozafa dy ditë më parë i ka kushtuar një emision special këtij ekipi, ku protagonistë kanë qenë trajnerët dhe sportistët që kontribuan në titullin e këtij viti.

Titujt kampion të Vllaznisë në atletikë meshkuj:
1- 1931
2- 1932
3- 1933
4- 1934
5- 1993
6- 1994
7- 1997
8- 1999
9- 2003
10- 2004
11- 2005
12- 2007
13- 2009
14- 2010
15- 2011
16- 2012
17- 2013
18- 2014
19- 2015
20- 2016
21- 2017
22- 2018