Turneu i Përfaqësueseve Rajonale që organizohet nga FSHF për moshat U-13, U-14 dhe U-15 ka mbërritur tashmë në fazën finale, pasi këtë të mërkurë në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz janë zhvilluar ndeshjet e grup-moshës U-13, duke përzgjedhur finalistin e kësaj moshe.

Në Tiranë janë luajtur të gjitha ndeshjet e luajtura në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, ku talentet e rinj kanë dhuruar spektakël dhe futboll shumë të bukur. Tirana e kësaj moshe është mundur me rezultatin 1-0 nga Lezha, në një ndeshje mjaft të luftuar. Sakaq, në ndeshjen tjetër, Shkodra mposhti Durrësin me shifrat 2-1. Durrsakët kaluan të parët në avantazh, por shkodranët përmbysën gjithçka, duke siguruar finalen.

Në ndeshjen për vendin e tretë e të katërt, futbollistët bardheblu triumfuan me rezultatin e thellë 8-0 kundër Durrësit, me pesë gola të realizuar në pjesën e parë e tre gola në fraksionin e dytë të lojës. Sakaq, në finalen e vogël të kësaj grupmoshe, Shkodra mundi Lezhën me shifrat e ngushta 1-0. Ne kete menyre, kombetarja rajonale e Shkodres ka siguruar finalen e krejt kampionatit. Nje sukses ky i ketij ekipi qe ne kete sezon drejtohet nga trajneri Haris Dalipi.

Ditën e enjte do të zhvillohen edhe ndeshjet e tjera të kësaj grupmoshe në aneksin e stadiumit ‘Loni Papuçiu’ në Fier, ku shkodranët do të mësojnë edhe kundërshtarin e tyre për këtë grupmoshë. Finalja e madhe do të luhet ditën e premte në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

U-13 dt.2011: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë

Dt.18.01.2023 (E Mërkurë)

Tirana 0–1 Lezha

Golat: Muca (19’)

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz


Durrës 1-2 Shkodër

Golat: Pasha (2’)/ Tula (4’), Basha (16’)

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz


Ndeshja finale

Lezha 0-1 Shkodra

Golat: Kulla (47’)

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz