Erald Çinari eshte prezantuar diten e sotme nga skuadra e tij e re Shkendija e Tetoves. Ai vjen nga nje eksperience jo shume e mire e kaluar ne Samsunspor, ndersa tani ka firmosur per nje periudhe 1.5 vite me skuadren tetovare. Ne prononcimin e dhene per faqen zyrtare te ketij klubi ai eshte shprehur shume i kenaqur me zgjedhjen e bere.

“Të them të drejtën kishte kohë që isha në bisedime me klubin dhe këto ditë u bë e mundur të gjenim akordin mes njëri tjetrit. Ndjehem shumë i lumtur dhe mezi pres të filloj me stërvitje dhe ndeshje.

Shumë tifozë të Shkëndijës më kanë dërguar mesazhe në rrjetet sociale, si në Facebook, si në Instagram dhe më kanë bë të ndjehem jashtëzakonisht mirë kur kam dëgjuar që mezi presin që të jem pjesë e ekipit. Është e vërtetë që tashmë një kohë Shkëndija më ka ofruar bashkëpunim, por të them të drejtën tank u bë e mundur dhe shpresoj që të na ecin gjërat mbarë.

Shpresoj shumë që të arrijmë objektivat që ka klubi. Kam mendim shumë të mirë për klubin, sepse Shkëndija njihet në gjitha trojet shqiptare dhe si themi ne është një nga ekipet më të mira në trojet shqiptare. Kështu që për mua është një kënaqësi e madhe të jem pjesë e këtij ekipi.

Më ka bindur projekti i klubit dhe mikpritja shumë e mirë e drejtuesve që më bënë të ndjehem jashtëzakonisht mirë. Është e vërtetë, nuk kanë munguar edhe oferta tjera gjatë, por si që thash më herët projekti i klubit më pëlqeu. Unë premtoj se do të jap maksimumin për klubin, maksimumin për tifozët dhe shpresoj që të rikthehem ai Eraldo Çinari i dikurshëm që ka kontribuar shumë për ekipin.”

Sigurisht se është eksperiencë shtesë për mua. Se sa do të jap unë për klubin dhe për ekipin besoj se do të tregojë koha. Tani për tani është shumë herët të flasim për këto gjëra, por ajo që garantoj unë është maksimumi im dhe kjo pjesë nuk do të diskutohet. Ata që më njohin e dinë shumë mirë se Çinari kur futet në lojë jep gjithmonë maksimumin.

Të them të drejtën njof pak a shumë. E njoh Ferhan Hasanin, kemi luajtur bashkë me Bubën, është Bruno Dita me të cilin shumë vite kemi luajtur kundër njëri tjetrit në Superligën e Shqipërisë. Është edhe Cake dhe besoj se të gjithë do të ma bëjnë sa më të lehtë ambientimin në ekip.”

Për tifozët e mrekullueshëm unë dua të them edhe një herë se kualiteti në ekip është dhe unë premtoj se gjithsecili nga lojtarët dhe unë personalisht i pari do të jap maksimumin e maksimumit për të arritur objektivat që ka klubi. Dihet se objektivat e klubit janë shumë më lartë, titulli kampion, sepse vetë ekipi është i ndërtuar i tillë nga lartë e deri tek i fundit si me thënë. Kështu që besoj se deri në fund do të jemi konkurentë shumë të fortë për titullin kampion.”- eshte shprehur Erald Çinari.