Ndeshja e djeshme e Kupes se Shqiperise ne mes Bylisit dhe Vllaznia e mbyllur me fitoren e kesaj te fundit ne shifrat 2-0, ka patur disa gjera pikante, ku ajo qe ra me shume ne sy ka qene numri shume i ulet i tifozeve, ndonese hyrja ne stadium ishte e lire dhe pa bileta.
* Ndeshja Bylisi-Vllaznia nuk u ndoq në tribunën VIP nga drejtuesit shkodranë, të cilët munguan në këtë sfidë. Si zakonisht, në këtë sektor ishin të ulur presidenca e Bylisit me Agron Kapllanaj dhe te tjere drejtues te tij.
* Një numër i paktë tifozësh, edhe pse presidenti i Bylisit lejoi hyrjen falas në tribunën ballore të stadiumit “Adush Muça”. E mbipopulluar ishte vetëm tribuna kryesore, ndërsa kanë munguar këtë herë tifozët fanatikë që ndjekin Vllazninë kudo në Shqipëri.
* Kanë debutuar dje me Bylisin dy afrimet e merkatos së janarit, edhe pse janë bashkuar me skuadrën në ditët e fundit. Vangjel Zguro dhe Kristi Kote janë aktivizuar në pjesën e dytë, ndërsa janë duartrokitur nga tifozët. Zguro mori një karton të verdhë në debutimin e tij.
* Shirat kanë qenë të shumtë në dy ditët e fundit në zonën e Mallakastrës, por fusha nuk e kishte humbur shkëlqimin. Lojtarët e të dyja skuadrave shfaqën potencialin e tyre në një fushë fantastike.
* Tifozët ballshiotë kanë shfaqur pakënaqësi ndaj gjykimit të kryesorit Dyrmishi, duke kontestuar atë në disa momente.