Sulmuesi që prêt t’I bashkohet Vllaznisë në ditët e ardhshme, Kastriot Rexha, ka qenë protagonist për skuadrën e tij në ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës. 24 vjeçari që luan me ekipin Trepça ’89, ka marrë 11-metërsh në minutën e tretë të ndeshjes finale të këtij trofeu të luajtur ndaj kampiones së Prishtinës dhe 11-metërshi është kthyer në gol nga një shok I tij I skuadrës. Ky ka qenë goli I vetëm I ndeshjes sepse Trepça ’89 ka fituar 1-0 dhe ka merituar Superkupën e Kosovës për këtë edicion. Rexha kësisoj ka treguar se mbetet një lojtar I rëndësishëm për këtë ekip por kjo ndeshje mund të ketë qenë e fundit për të sepse në ditët e ardhshme pritet t’I bashkohet Vllaznisë. Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se në Prishtinë për të ndjekur këtë ndeshje dhe konkretisht këtë futbollist, ka patur të dërguar të posaçëm megjithatë nuk bëhet I ditur emri I tij por kjo do zbulohet ditët  e ardhshme.