Partizani dhe Kastrioti kanë barazuar 0-0 për javën e 17 të Superligës. Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” nuk ka qenë e duhura për të kuqtë, që në shtëpi nuk kanë mposhtur krutanët. Edhe pse në vendin e fundit, të besuarit e Çelës kanë treguar se janë “kockë e fortë”, duke marrë pikë.

Suksesi i dytë për trajnerin e krutanëve, që pas fitores me Teutën ndal edhe Partizanin. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Mehmetin, që ka punë për të bërë paçka rasteve të krijuara.

Pas 17 ndeshjeve, Partizani mban vendin e pestë me 22 pikë, ndërsa krutanët janë të fundit me 12 pikë.

Kategoria Superiore, java 17 – 13:45

Stadiumi: “Elbasan Arena”

Arbitër: Olsion Yzeiraj, Rejdi Avdo, Maringlen Llukmani, Laver Alla VAR: Juxhin Xhaja

Formacionet zyrtare:

Partizani (4-3-3): Hoxha, Sota, Belica, Bitri, A. Marku, Rrapaj, H. Marku, Kallaku, Junior, Mala, Skuka Trajner: Dritan Mehmeti

Kastrioti (4-1-4-1): Sali, Rami, Hussein, Dida, Neziri, Onanuga; Hasani, Henry, Greca, Kodra, Kaina Trajner: Emiljano Cela