Vllaznia e femrave do te luaje te enjten ne oren 18.45 ndeshjen e dyte ne shtepi te vlefshme per grupin A te “UEFA Women’s Champions League” teksa kete here perballe saj do te jete ekipi i Paris Saint Germain.

Nje sfide qe pritet me interes dhe pavaresisht se shkodranet u munden 0-5 ne Paris, jane te mendimit se ne “Loro Boriçi” mund te bejne me mire, per me teper qe do te kene edhe mbeshtetjen e tifozeve te tyre.

Drejtuesit e klubit nderkohe per t’u ardhur ne ndihme atyre qe te jene sa me te shumte te numer, kane ndermarre edhe nje vendim te rendesishem, duke e bere falas hyrjen e tifozeve ne stadium per kete ndeshje. Nje gje e tille behet e ditur permes nje njoftimi ne faqen zyrtare ku shkruhet:

NJOFTIM

Klubi i Futbollit të Femrave Vllaznia bën të ditur se për ndeshjen e rradhës të vlefshme për grupin A të “UEFA ëomens’ Champions League” kundër Paris Saint Germain që do luhet ditën e enjte në orën 18.45, hyrja e tifozëve në stadiumin “Loro Boriçi” do të jetë falas.

Fillimisht, do të hapet vetëm tribuna qendrore e stadiumit dhe nëse është e nevojshme pastaj do të hapen edhe tribunat e tjera. Ftojmë të gjithë tifozët shkodranë për të na mbështetur në këtë ndeshje shumë të rëndësishme të këtij kompeticioni europian.

Forca Vllaznia!

Eja edhe TI!