Kastrioti po vuan shumë në këtë fund sezoni, pasi në mënyrë të habitshme skuadra është përfshirë në vorbullën e mbijetesës.

Gjithsesi, optimizmi nuk u mungon krutanëve, gjë të cilën e kanë shprehur së fundmi edhe vetë lojtarët në rrjetet sociale duke lënë të kuptohet se ata janë gati për të realizuar objektivin e klubit.

Nesër, në stadiumin e Kamzës luhet njëra nga ndeshjet më të rëndësishme sa i takon mbijetesës në Kategorinë Superiore, ajo mes Kastriotit dhe Bylisit.

Distanca mes skuadrave është vetëm një pikë dhe kjo ndeshje do të jetë ajo që do të vendosë edhe fatet e sezonit. Krutanët e trajnerit Ramazan Ndreut vijnë në këtë përballje si favoritë, pasi luajnë në fushën e tyre.