Vllaznia U13 është rikthyer sot tek fitorja në kampionat, duke fituar në transfertë ndaj ekipit Akademia Shqiponja, me rezultatin 1-4.

Për Vllaznia U13 që drejtohet nga trajneri Fatjon Hasani, ka shënuar fillimisht Bishaj në minutën e 23-të golin e parë dhe më pas ka dyfishuar shifrat Shabi në minutën e 26-të, tre minuta më vonë pas golit të parë. Kështu, kjo pjesë do të mbyllej me avantazhin 2-0 në favor të Vllaznia U13.

Fillimi i pjesës së dytë ka qenë poashtu si e para, teksa vendasit kanë shënuar dy autogola njëri pas tjetrit, duke dërguar shifrat në 0-4. Megjithatë, 5 minuta para autogolit të dytë, ka qenë Morina që ka shënuar golin e nderit, por vetëm kaq.

Deri në fund, rezultati do mbetej i pandryshuar, duke mbyllur kështu ndeshjen në shifrat 1-4. Me këtë fitore, Vllaznia U13 është ngjitur në kuotën e 15 pikëve dhe tashmë renditet në vendin e tetë në tabelën e klasifikimit.
Maringlen ZHIVANI