Teuta ka barazuar me rezultatin 1-1 ndeshjen e zhvilluar sot pasdite në Shkodër kundër Kukësit. Durrsakët kanë shënuar golin e vetëm të takimit nga ana e tyre në portën e kuksianëve, me anë të sulmuesit Rubin Hebaj.

Në minutën e 78-të, shkodrani ka shënuar pas një assistimi perfekt nga Kotobelli, teksa ka goditur portën e Tafës dhe i ka dhënë avantazhin skuadrës së Teutës.

Kështu, pak nga pak, duket se Hebaj po kthehet në yllin e ri të Teutës. Sulmuesi 23-vjeçar shkëlqeu në ndeshjen që “Djemtë e Detit” luajtën me Kukësin sot në “Loro Boriçi”.

Jo vetëm goli i tij i shënuar, por edhe energjia dhe lëvizjet po bëjnë që Hebaj të fitojë zemrat e të gjithëve pak nga pak në Durrës.

Pas sfidës, 23-vjeçari mori edhe përgëzimet e trajnerit Renato Arapi, ndërsa cilësohet tashmë pa frikë si një ndër lojtarët me të ardhme të Teutës për sulmin.

Maringlen ZHIVANI