Vllaznia do te luaje diten e enjte ndeshjen e rradhes ndaj Dinamos dhe duket se edhe ne kete ndeshje do te kete mungesa, ashtu siç do te kete edhe rikthime. Sa i takon ketyre te fundit, do te rikthehet nga skualifikimi mbrojtesi Hakaj por edhe trajneri Brdariç.
Por nga ana tjeter, do te mungoje tashme per arsye te pezullimit me karton te kuq portieri Zogoviç, nderkohe qe gjasat jane te mungoje serish Gurishta per arsye te demtimit qe ka marre ne ndeshjen me Partizanin.
Perpos tij, me shume te ngjare do te mungoje edhe sulmuesi brazilian Victor Da Silva. Edhe ai u largua i demtuar nga fusha e lojes ne minutat e para te pjeses se dyte ne ndeshjen ndaj Skenderbeut.
Nderkohe vete lojtari ka publikuar sot ne instastory nje çarje ne pjesen e poshtme te kembes dhe eshte detyruar ta qepe. Por nderkohe, me pas ka qene fizioterapisti i Vllaznise Ilirjan Haxhaja qe ka publikuar nje foto ku braziliani duket me paterice.
Dita e neserme do te saktesoje me shume gjera rreth shkalles se demtimit dhe kohes qe i duhet per rikuperim, ndonese koha deri ne ndeshjen me Dinamon eshte shume e shkurter dhe me shume mundesi nuk do te mundet te jete ne fushe./SHKODRA-SPORT.COM/