Kjo javë është mbyllur me fitore për Shkodra U19 në ndeshjen e saj të rradhës. Ditën e sotme, skuadra e drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Laçit, në ndeshjen e javës së 17-të të kampionatit.

Takimi ka nisur me Shkodrën në kërkim të golit që në minutat e para të ndeshjes, por goli erdhi vetëm në minutën e 38-të, pas shumë mundësish të shpërdoruara.

Në këtë minutë, Shkodra U19 do të gjente golin, teksa ka qenë futbollisti Hoxha ai që ka zhbllokuar rezultatin. Si rrjedhojë, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Ndërkohë, në minutën e 51-të, të pjesës së dytë, pak pas fillimit të kësaj pjese, do të vinte edhe goli i dytë me autor Lerën, që do të mbyllte edhe ndeshjen në shifrat 2-0.

Pas kësaj ndeshje, Shkodra U19 është ngjitur në kuotën e 20 pikëve dhe mban vendin e shtatë të renditjes.
Maringlen ZHIVANI