Kastrioti tashmë mendon për ndeshjen e radhës me skuadrën e Teutës, takim që luhet në fushën e Kamzës të enjten.
Me skuadrën në këtë ndeshje, rikthehet Prodani, i cili mungoi në takimin e fundit për shkak të kartonit të kuq të marrë me Skënderbeun.
Gjithashtu, rikthehet edhe Shkalla, i cili mungoi ndaj Tiranës për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve. Krahas rikthimit të tyre, lajm i mirë është edhe riaftësimi plotësisht i sulmuesit Devid de Silva, i cili këtë ndeshje pritet që të jetë në 100% dhe ta nisë si titullar takimin.
Krahas tij, krutanët kishin në stol për herë të parë pas disa muajsh mungesë, edhe sulmuesin Spartak Ajazi. Në katër finalet e mbetura, skuadra e Kastriotit do të synojnë pikët e plota…