Ka kaluar shume vite te bukura me Vllaznine, skuadren ku u formua si sportiste dhe ishte shume prane rikthimit prane saj kete sezon, por ne fund gjerat kane ndryshuar. Ne skene i doli nje oferte nga Greqia dhe si rrjedhoje, volejbollistja shkodrane tashme eshte pjese e ekipit Foinikas Alexandroupolis.

Ka qene vete lojtarja e cila e ka zbuluar kete gje ne nje interviste ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” kur eshte shprehur: “Tek Vllaznia kam kaluar shume momente te mira dhe ne fakt sivjet isha shume prane rikthimit prane saj.

Po e zbuloj ne menyre ekskluzive per ju kete gje. Kisha rene dakord me drejtuesit e saj per te qene pjese e Vllaznise ne sezonin aktual, por oferta qe me erdhi nga Greqia i ndryshoi te gjitha gjerat, megjithate ne te ardhmen nuk i dihet”.

Molla luan ne diviozinin e dyte te Greqise ku eshte lidere e ekipit qe synon ngjitjen ne divizionin e pare. Ajo e sheh skuadren aktuale si trampoline per karrieren e saj te metejshme si ne Greqi, por edhe ne vende te tjera. Por nuk perjashton mundesin e rikthimit edhe ne Shqiperi.

Antoneta ne intervisten e saj ka folur edhe per kombetaren, ka folur per prinderit e saj te cilet ndonese ajo nuk luan me me Vllaznine, jane te pranishem gjithmone ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, e po ashtu edhe per shume gjera te tjera.

Por per te mesuar me shume, mund ta shikoni te plote intervisten e dhene nga Antonela Molla ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: