Kastrioti është një nga skuadrat të këtij sezoni që nuk po shfaq nivelin e vitit të kaluar. Krutanët që në Superligën e këtij sezoni numërojnë 5 pikë dhe renditen në vendin e fundit janë shumë larg pritshmërive.
Por të besuarit e Ramadan Ndreut po ecin mirë në kupë. Ata kanë barazuar ndeshjen e parë të turit të dytë kundër Flamurtarit në shifrat 0-0. Një rezultat që lë çdo gjë të hapur për kualifkimin në çerekfinale. Në çerekfinale ku me shumë mundësi do i presë Vllaznia.
Shkodranët nga ana e tyre kanë fituar 0-2 në Pogradec dhe ndeshja e kthimit do jetë formalitet për kuqeblutë. Kastrioti mund të jetë me shumë mundësi kundërshtari i Vllaznisë në kupë. Kjo duke parë edhe pretendimet jo shumë të larta të vlonjatëve në kupë ku si objekiv kanë ngjitjen në Kategorinë e Parë.
Në rast se krutanët do kualifikohen të mërkurën në çerekfinale, kjo do shtonte edhe numrin e përballjeve mes mes tyre dhe Vllaznisë. Përballje që sezonin e kaluar ishin shumë “gjaknxehta” dhe prodhuan duele të forta në fushën e lojës.
Endri ÇINARI