HomeFUTBOLLKastrioti zbret sot në fushën e blertë, test miqësor ndaj skuadrës të...

Kastrioti zbret sot në fushën e blertë, test miqësor ndaj skuadrës të Kategorisë së Parë

Së fundmi klubi krutan ka zyrtarizuar edhe stafin teknik që do të jetë në krah të trajnerit të parë, Emiljano Çela. Ashtu si në kampionatin e kaluar, edhe këtë sezon Bekim Kuli do të jetë ndihmëstrajner i parë.

Ndërsa me largimin e Blendi Bahollit te Laçi, detyrën e trajnerit të portierëve te Kastrioti do ta mbajë Redjan Baku, i cili ka qenë te Vora në Kategorinë e Parë.

Nga ana tjetër, përgatitës atletik krutanët kanë emëruar Ervin Bakun, i cili më parë ka qenë në klube si Laçi, Vora, Internacional Tirana dhe Kombëtarja e
minifutbollit.

Sa i përket stafit mjekësor, si fizioterapist krahas Ervin Rremës, i cili ka qenë edhe sezonin e shkuar, do t’i shtohet edhe Orlando Kastrati, që rikthehet sërish te Kastrioti pas eksperiencës 1-vjeçare me Dinamon.

Ndërkohë, axhenda e skuadrës vazhdon sot me një tjetër miqësore pas atyre të zhvilluara me Tërbunin, Dinamon dhe Besëlidhjen.

Duke qenë se ekipet e Superiores janë zhvendosur jashtë vendit ose në juglindje, alternativë mbeten klubet e Kategorisë së Parë.

Sot Kastrioti do të luajë kundër Besës së Kavajës dhe ndeshja do të nisë në orën 18:00 në stadiumin “Redi Maloku”.

Kujtojmë që përpara se trajneri Çela të merrte drejtimin e Kastriotit, ka qenë në fushë si lojtar i Besës deri në dhjetor 2021.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments