Sfida me korçarët, krahas rezultatit zhgënjyes, ka lënë dhe pasoja në skuadër, pasi Silvestër Shkalla do të mungojë në ndeshjen ndaj bardhebluve për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë, ndërsa do të mungojë edhe Indrit Prodani, i ndëshkuar me të kuqe ndaj korçarëve.
Krahas tyre, nuk do të jetë edhe Sokol Neziri, i cili ka mbyllur sezonin aktual pasi me dëmtimin që mori në ndeshjen ndaj Skënderbeut, pasi do të qëndrojë afro 4 javë jashtë fushave. Duke ditur që kampionati përfundon më 26 maj, i bie që Neziri të ketë mbyllur sezonin aktual. Dëmtimi i tij në bërryl lë një boshllëk në formacionin e Ndreut, pasi tashmë alternativa e vetme në krahun e djathtë është Deliaj.
Pa harruar edhe Husein e Bojom edhe këta dy shtylla që nuk janë më pjesë e skuadrës nga dëmtimet e rënda, hallet e krutanëve në këtë moment kritik sa vijnë e shtohen…/Vipsport/