Juglindja e Shqipërisë pa futboll elitar. Si anjëherë më parë, një ndër rajonet që ka prodhuar futbollistë për elitën e Shqipërisë nuk do përfaqësohet në Superligë, duke marrë goditje të rëndë edhe në kategoritë e tjera.

Nëse rrëzimi i Skënderbeut nga Superliga u kthye në dramë, fat jo më të mirë kanë pësuar edhe skuadrat e tjera. Në sfidat e djeshme play-out, Pogradeci e pësoi 2-1 nga Oriku, duke zbritur në Kategorinë e Dytë, ndërsa edhe Gramozi u mposht 1-3 nga Delvina për të luajtur sezonin e ri në Kategorinë e Tretë.

Më herët Maliqi zbriti në të Dytën, ndërsa edhe Devolli mbeti në këtë kategori, duke mos ia dalë dje të ngjitet në të Parën, duke u mundur nga Turbina 1-0.

Skënderbeu, Pogradeci, Maliqi, Devolli dhe Gramozi kanë pësuar goditje këtë sezon, me rajonin e juglindjes që kurrë nuk ka qenë kaq keq në futboll./newsport/