Pa zhurmë e pa bujë, megjithatë Vllaznia U19 ka shkuar në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisëe. Ajo ka fituar me 11-metërsha pasditen e sotme ndaj Partizanit dhe kësisoj tashmë e sheh veten në mes katër skuadrave më të mira që do të vijojnë më tej rrugëtimin për të fituar këtë trofe.

Takimi i luajtur mesditën e sotme ndaj të kuqve ka qenë vërtetë dramatik. LOja e rregullt ka përfunduar në barazim 2=2, por mënyra si janë zhvilluar rrethanat e kësaj ndeshje, vërtetë kanë qenë mbresëlënëse.

Nga minuta e 36-të Partizani U19 ka luajtur me një futbollist më pak për shkak të daljes me karton të kuq të Ferhatit. Vllaznia është munduar ta shfrytëzojë këtë gjë, por nuk ia ka dalë.

Gjithsesi në minutën e 78-të ka fituar të drejtën e një 11-metërshi që është humbur nga mesfushori Xhahysa. Kjo gjë i ka dhënë zemër futbollistëve të kuq të cilët brenda dy minutash, në të 84-tën dhe 85-tën kanë shënuar dy gola me anë të Qatos dhe Moshës.

Këtu duket se ndeshja mbaron sepse me rezultatin 2-0 pesë minuta para fundit, duket se kuqebutë kanë shumë pak shpresa. Megjithatë gjërat do të merrnin rrjedhë tjetër. Në minutën e 88-të Nikaj do shënonte golin e parë ndërsa një minutë më vonë Olsi Mali do të barazonte gjithçka në 2-2 dhe ky rezultat i çoi të dy ekipet drejt gjuajtjes së 11-metërshave.

Në këta të fundit, futbollistët shkodranë janë treguar të shkëlqyer dhe kanë shënuar njëri pas tjetrit Xhahysa, Nikaj, Deda dhe Dulaj ndërkohë që tek Partizani i kanë humbur Qato dhe Ndrejaj dhe kësisoj me fitoren 4-2 Vllaznia U19 është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për këtë sezon.

Vllaznia U19, Shënkolli, Tirana dhe Dinamo të hënën në orën 11.00 do të mësojnë duelet e këtij turi pas shortit që do të hidhet në ambjentet e FSHF-së.
© shkodrasport.com