Mesfushori shkodran Emrah Fikaj ka bere nje performance te shkelqyer ne ndeshjen e sotme ne Peshkopi dhe me dy golat e shenuar i ka dhene fitoren Burrelit ndaj ekipit vendas te Korabit ne shifrat 2-1.

Nje trepikesh me shume vlere per matjanet te cilet me te, e kane kaluar tashme ne renditje Korabin duke i zene vendin e trete ne renditje.

Ne fakt kane qene dibranet kane shenuar te pare me ane te Prendit ne minuten e 27-te megjithate kater minuta me vone Fikaj ka shenuar duke barazuar shifrat dhe pjesa e pare do te mbyllej kesisoj ne barazim 1-1.

Nderkohe ne minuten e 61-te Fikaj ka shenuar edhe golin e dyte dhe deri ne fund te ndeshjes nuk do te ndryshonte me asgje dhe kesisoj Burreli e ka fituar kete ndeshje me rezultatin 2-1 duke u ngjitur ne kuoten e 24 pikeve dhe mban vendin e trete ne renditje.

Emrah Fikaj u largua gjate merkatos se janarit nga Veleçiku per tek Burreli dhe tek kjo skuader po shnderrohet ne protagonist teksa kete gje e tregoi edhe sot ne sfiden e luajtur ne Peshkopi.
www.shkodrasport.com