Kukësi përballet nesër me Kastriotin ën Rrogozhinë, prej orës 13:45. Trajneri i verilindorëve, Diego Longo, para mediave ka deklaruar ditën e sotme:

“Është një tjetër ndeshje ku ne duhet të japim 100%, për shkak se ata janë shumë të motivuar. Ata vijnë nga një rezultat pozitiv me Dinamon. Ne e respektojmë shumë këtë kundërshtar, edhe për shkak të lojës që kanë treguar ndaj çdo kundërshtari”.

“Është shumë e rëndësishme që të fitojmë në këtë takim, që të gjejmë vazhdimësinë, të vijojmë me rezultatet pozitive. Kemi treguar se dimë të luajmë, por ka disa momente që nuk bëjmë lojën tonë kompakte.

Bëjmë disa ndeshje të mira radhazi dhe më pas gabojmë në një. Nëse fitojmë në këtë ndeshje, kam besim se do të kemi vazhdimësinë më pas”.

“Nuk kemi pasur një sulmues si Shkurtaj në pjesën e parë të kampionatit, por tani e kemi dhe tani po e arrin formën e tij. Na janë rikuperuar disa lojtarë dhe kam shumë besim se jemi në rrugën e duhur. Nuk trembem për asgjë”.

“Titulli? Në këtë moment duhet të pyesim Tiranën për titullin. Ne shohim ndeshjen e radhës dhe do provojmë deri në fund për t’i arritur. Mbetet gjithçka e hapur”, ka deklaruar Longo.