Vllaznia ne volejboll per femra e mbylli rrugetimin e saj ne kampionat ne gjysmefinale, ku u eliminua nga skuadra qe do te shpallej me pas kampione e vendit, Partizani.

Por nderkohe ne rradhet e kesaj te fundit, eshte edhe nje volejbolliste shkodrane qe ka dhene kontributin e saj ne kete sukses, pikerisht lojtarja e qendres Klavia Peteza. Ish- kapitenia e Vllaznia ne kete menyre i gezohet medaljes se titullit me nje skuader tjeter dhe padyshim qe eshte ndier e lumtur per kete gje.

Partizani ka shkurorëzuar të premten kampionen në fuqi, Skënderbeun, duke siguruar për të 5-ën herë kurorën e më të mirë së rrjetës shqiptare të femrave, duke e fituar duelin e 5-të final me rezultatin 3-1.

Të kuqet e kryeqytetit, të frymëzuara nga rikthimi i Enkelejda Brahos, por edhe të përforcuara me disa lojtare të huaja, e patën mbizotëruar sezonin e rregullt, duke u renditur në vendin e parë, e ndjekur nga afër nga korçaret dhe ishin këto dy skuadra që mbërritën edhe në duelin final.