Aleksis Sançez është i gatshëm të largohet nga Mançester Junajtid për tu transferuar te PSG, më pak se një vit nga ardhja e tij nga skuadra e Arsenalit.

Kiliani nuk ka lënë përshtypje në “Old Trafford” dhe gjithashtu ka humbur besimin e trajnerit Zhoze Murinjo, që preferon Martial para tij.

Agjenti i Sançez, Fernando Feliceviç, ka filluar kërkimin për blerësit e mundshëm dhe kampionët francezë kanë bërë interesin e tyre të qartë.

29-vjeçari është i gatshëm t’i japë fund aventurës së tij të shëmtuar me “Djajtë e kuq”. 35 milionë euro pritet të paguajë PSG-ja për shërbimet e Sançez dhe 29-vjeçari duket i gatshëm për tu transferuar në Francë./vipsport/