Zlatan Ibrahimovic është në merkato. Pavarësisht fjalëve të ditëve të kaluara në lidhje me rinovimin te Los Angeles Galaxy, qendërsulmuesi suedez është rikthyer të diskutojë mbi të ardhmen, kësaj here në faqet e të famshmes franceze “L’Equipe”, duke lënë të hapur vullnetin për një rikthim në Europë, aty ku i gatshëm për ta pritur është edhe Paris Saint Germain.

“Te PSG duan që të punoj për klubin, për të bërë atë që dua. Sepse nëse kthehem në Paris, është për të qenë shefi, është mënyra e vetme, nuk ekziston një tjetër rol për mua.

Nuk është për momentin, unë jam ende një futbollist në aktivitet dhe dua të vazhdoj të luaj. Kur të zgjedh se ccfarë dua të bëj, do të informoj botën”, deklaroi Ibrahimovic.

Mes klubeve që kanë shprehur vullnetin për të afruar suedezin nga Malmoe është edhe një tjetër ish-klub i tij, Milan, në kërkim të përforcimeve: “Mendoj se është më e mundshme që të rikthehem unë te Milan, se sa të shkojë atje Wenger.

As që e imagjinoj atë që të ndërmarrë këtë sfidë. Kam patur shumë kërkesa nga Europa, por kam nevojë për diccka që të më stimulojë. Dua të shkoj në një klub ku të mund të bëj diferencën”, u shpreh Ibra./telesport/