Vllaznia në futboll për femra do të rikthehet sërish në fushë ditën e sotme për ndeshjen e javës së katërt të kampionatit, e cila do të luhet sot ndaj Skënderbeut. Vajzat kuqeblu vijnë në këtë sfidë pas ndeshjes europiane të Champions League ndaj Çelsit në Londër.

Shkodranet kanë udhëtuar drejt Korçës, me synimin e vetëm për të marrë tre pikët dhe për të vijuar rrugën me objektivin e qartë dhe të vetëm, titullin e 10-të. Ekipi i Vllaznisë në futboll për femra është në kuotën e 9-pikëve aktualisht, duke kryesuar renditjen e kampionatit.

Në fakt, shkodranet kanë marrë tre fitore në tre sfida të luajtuara. Prandaj, ato do të kërkojnë të sigurojnë një tjetër fitore, pas atyre që morën në tre javët e para. Ndeshja Skënderbeu-Vllaznia do të luhet ditën e sotme në Korçë, duke nisur nga ora 13:00.

Mësohet se trajneri Leka ka lënë pushimet disa nga lojtaret titullare për këtë ndeshje që konsierohet relativisht e lehtë, por gjithsesi do jetë fusha e lojës ajo që do të vendosë për rezultatin përfundimtar të saj.
Maringlen ZHIVANI