Lajmet e mira për ekipin e Vllaznisë në basketboll për meshkuj vazhdojnë, lajme këto që kanë ndryshuar tërësisht atmosferën rreth tij.

Tashmë sportdashësit shkodranë janë shumë të interesuar për këtë ekip dhe ndryshimet që po bëhen në të dhe po ashtu, edhe për të ardhmen. Por ndërkohë edhe drejtuesit e shoqatës po mendojnë në çdo moment për t’i afruar edhe më shumë ata me ekipin.

Për këtë arsye, ditën e shtunë pritet të organizojnë një ndeshje miqësore, me qëllim që tifozët të shohin në fushën e lojës edhe tre amerikanët e ardhur së fundi.

Po shikohet mundësia për të gjetur kundërshhtarin me të cilin do luajnë dhe deri më tani po flitet për ekipin e njohur të Bashkimit të Prizrenit, megjithatë pritet konfirmimi përfundimtar.

Kjo fundjavë do të jetë pushim për ndeshjet e kampionatit për shkak të takimit të kombëtares dhe po shfrytëzohet si duhet nga drejtuesit e Vllaznisë.

Kuptohet që përveç efektit të afrimit të tifozëve sërish pranë ekipit, kjo miqësore do t’i shërbejë edhe trajnerit Plantak për të parë gjendjen e basketbollistëve dhe për të kuptuar më mirë gjendjen e ekipit në prag të ndeshjeve shumë të rëndësishme që e presin atë.
© shkodrasport.com